Manipulim me fotografitë kundër operacionit “Burimi i Paqes”

Vazhdojnë përpjekjet për dezinformimin dhe manipulimin në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” në rrjetet sociale, ku është përdorur fotografia e “automjeteve të blinduara dhe tankeve të djegura” në luftërat në rajon, sikur të jetë nga operacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK në rrjetet sociale vazhduan manipulimet dhe dezinformimet me fotografi dhe video që janë incizuar në ngjarjet dhe kohët e ndryshme, pasi operacioni vazhdon të përparojë. Një ndër ato ishin edhe fotografitë e “automjeteve ushtarake dhe tankeve në flakë”.

Një llogari manipuluese fotografinë e tankut të djegur në Irak të shkrepur në prill të vitit 2003, u mundua të dezinformojë duke u përpjekur që të tregojë se pamjet janë marrë gjatë operacionit.

Llogaritë e përkrahësve të YPG/PKK nuk hezitojnë të përdorin një fotografi nga Lufta e Parë e Gjirit, një ndër luftërat më të njohura të tankeve në histori.

Një tjetër llogari fotografinë e shkrepur në shkurt të vitit 1991 të një tanku irakian që është në flakë në tokat e Kuvajtit, u manipulua sikurse është nga operacioni.

Gjithashtu edhe një llogari tjetër përkrahës të YPG/PKK-së, shpërndau në rrjetet sociale foografinë e një automjeti të blinduar në flakë me gënjeshtrën se “janë shkatërruar 3 tanke të Ushtrisë Turke” në Tal Abyad të Sirisë. Fotografia në të vërtetë është shkrepur në prill të vitit 2007 në qytetin Samara të Irakut.

Gjithashtu edhe një fotografi tjetër e vitit 2012 nga Siria ishte vënë në qarkullim, në të cilën është munduar ta pasqyrojë atë sikur të jetë nga operacioni.

Një llogari tjetër fotografinë e tankut në flakë e shpërndau sikur të jetë nga operacioni. Por fotografia është shkrepur në gusht të vitit 2012 në Siri.

Manipuluesit edhe fotografinë e automjetit të blinduar në Jemen të datës 2 tetor e shpërndanë me shkrime sikur është nga operacioni./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne