Manjani: Në ‘97-tën kemi fajësuar qeverinë. Edhe në 2017-tën njësoj do jetë!

 

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama dhe kreu i ipozitës Lulzim Basha, kanë replikuar me njëri-tjetrin duke përmendur ’97-tën, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Lidhur me situatën politike, ai është shprehur se fajin e ka qeveria.

“Meqë ra fjala te ’97, kemi fajësuar qeverinë e kohës si shkaktare të saj dhe jo opozitën! Edhe në 2017 njësoj do jetë! Ska iluzion për këtë!”, reagon Manjani.

Eksponentë të Partisë Socialiste gjatë këtyre ditëve kanë deklaruar se çadra e opozitës përbëhet nga ekstremistë të cilët kërkojnë të rikthejnë ‘97-tën, mirëpo Basha u është kundërpërgjigjur me fjalët:

“Kam dëgjuar që shpeshherë përmend 97-tën dhe e lidh me ne. I kujtoj Edi Ramës se 97-tën e ka me vete, ka Gramoz Ruçin me shokë. Shumica e njerëzve që janë pjesë e protestës sonë nuk kishin lindur kur ka ndodhur ajo dhunë.

I kujtoj Ramës se 97-të për prapanicën e tij nuk do të ketë më. Demostrata jonë e së hënës do të jetë paqësore, po ashtu siç e kemi thënë dhe e përsërisim do të ketë qëndresë deri në fund’’

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne