Shqiperia

Manjani: Nëse me arrestimin e Tikut hapen negociatat, kur të arrestohet Rama, antarësohemi

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale ka ironizuar lajmet se me arrestimin e ish-Kryeprokurorit do të hapen negociatat. Manjani shkruan se sipas kësaj llogjike, kur të arrestohet Rama ne bëhemi anëtarë të BE.

“Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!”, shkruan Manjani.

 

Postimi i Ylli Manjanit

Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të me arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!

OPINIONE