Manjani refuzon mandatin: Nuk bëj politikë në një parlament të vdekur

Pas betimin si president Ilir Meta e ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit në Kuvend. Ndërkohë ky i fundit i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zëvendësojë mandatin e Metës.

Meta dorëzoi mandatin e deputetit përpara betimit si president dhe sipas procedurës, mandati i takon Ylli Manjanit, i cili ndodhet i katërti në listën e Tiranës.

Por ish ministri i Drejtësisë i shkarkuar nga Edi Rama, Ylli Manjani ka refuzuar mandatin, duke thënë se është një formalitet i tepruar.

Formalitet i tepruar. Siç e kam thënë politika bëhet edhe pa qenë deputet. Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”- ka thënë ish ministri i LSI.

Me refuzimin e Ylli Manjanit, mandati i kalon Ardit Celës, i cili ndodhet i pesti në listën e LSI-së në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne