Manovra të mëdha ushtarake në Detin e Japonisë

Tre aeroplanmbajtëset amerikane USS Reagan, Roosvelt dhe Nimitz, 11 bombardues me teknologji antiraketore Aegis dhe 7 njësi detare koreanojugore u bashkuan të shtunën për nisjen e manovrave ushtarake në Detin e Japonisë.

E konsideruar një provë force kundër Koresë së Veriut në mesin e vizitës se presidentit Trump në Azi, stërvitja e përbashkët 4 ditore në Paqësorin Perëndimor, synon edhe neutralizimin e kërcënimit bërthamor nga Peniani.

Presidenti amerikan ndaloi këtë javë në Korenë e Jugut, në vizitën më të shkurtër, por edhe me delikate të udhëtimit të tij në Azi.

Trump zbarkoi në Seul, më pak se 60 km larg paralelit të 38 ku janë pozicionuar të paktën dhjetë mijë pajisje artilerie e raketahedhëse nga regjimi i Kim Jong Un.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne