Manovrim spektakolar, avioni rus tenton të largojë nga hapësira avionin amerikan (Video)

Një avion luftarak rus është filmuar duke e detyruar një F-15 të SHBA-së, që të largohet dhe të ndryshojë drejtimin, duke qëndruar në afërsi të rrezikshme të avionit amerikan.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale ruse, avioni luftarak SU-27 vjen në kornizë dhe bën një kthim majtas. Në këtë rast avioni amerikan duke mos pasur zgjidhje tjetër detyrohet që të largohet nga rruga pasi avioni rus tentoi ta godas atë.

Lidhur me këtë nga Pentagoni kanë deklaruar se avioni rus erdhi në mënyrë të rrezikshme pranë avionit amerikan, gjatë kalimit mbi Detin e Zi të hënën e kësaj jave.

Zëdhënësja e Pentagonit shtoi se avioni rus qëndroi në afërsi  të avionit amerikan gjatë fluturimit për dy orë e 40 minuta.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne