Maqedonasi apel nga Kisha: T’u marrim xhamitë “shqiptarëve”

Një video përplot me gjuhë të urrejtjes ka arritur në adresën e Gazetës Lajm. Aty dëgjohet kryetari i organizatës së Maqedonasve Myslimanë, Ismail Bojda duke folur në një Kishë ortodokse dhe duke bë apel që maqedonasit t’i marin xhamitë nga “shiptarite”.

“Shiptarite na i morën xhamitë”, thotë Bojda duke mbajtur fjalim në kishën Shën Marena, deri sa në prapavijë dëgjohen zërat: “Ne do t’ua marrim”, “Nuk janë shiptari janë arnautë”, shkruan Gazeta Lajm.

“Unë jam maqedonas mysliman, kërkoj që ta mbrojmë Maqedoninë tonë të bekuar. Sot

gjendemi te Shën Marena, të bëhemi bashkë në të gjitha xhamitë që janë pasuri e popullit maqedonas dhe kulturës maqedonase. Tani për tani “shiptarite” na i morën xhamitë. Por ju bindë se ato do të mbeten bekim për popullin maqedonas. Ata dëshironin në vitin 2001 të bëjnë luftë mes krishterëve dhe myslimanëve.

Jam falënderues që nuk arritën ta djegin Shën Jovan Bigorskin. Ne e ruajtëm”, thotë Bojda në fjalimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne