Maqedoni e Veriut, nga e marta rihapen xhamitë për besimtarët muslimanë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga e marta e ardhshme, 12 maj, xhamitë në mbarë territorin e vendit të jenë në “shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, pas një pezullimi pothuajse dymujor të faljes së namazit nëpër xhami shkaku i masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim për media, BFI thekson se me shumë kujdes ndjek “përmirësimin e gjendjes shëndetësore” dhe “uljen e të infektuarve” nga koronavirusi në vend, pas çka ka vendosur hapjen e xhamive për besimtarët muslimanë, por pa dhënë detaje të hollësishme nëse do të zbatohen masa të rrepta brenda xhamive, të tilla si kufizimi i numrit të adhuruesve.

Duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik, më 17 mars BFI vendosi pezullimin e faljes së namazit nëpër xhami për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka raportuar gjithsej 1.572 raste të konfirmuara me COVID-19, prejt të cilëve 1.079 janë shëruar dhe 89 kanë vdekur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne