Maqedoni e Veriut, nxënësit e shkollës “Maarif” arrijnë suksese në garat shtetërore

Nxënësit e “Maarif International Schools” që vepron në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur suksese në garat e shkencave natyrore që organizohen çdo vit në nivel shtetëror nga Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”

Siç njofton zyra e “Maarif International Schools” në Shkup, nxënësit e shkollës Maarif arritën suksese në lëmin e matematikës, të biologjisë dhe të gjeografisë.

“I falënderojmë profesorët dhe nxënësit tanë, me të cilët jemi shumë krenarë dhe njëkohësisht i falënderojmë edhe prindërit për besimin e dhuruar tek ne”, tha ‘Maarif International Schools’.

Në lëmin e matematikës me temën “The Infinity Hotel – How To Understand” Azize Sulejmani fitoi vendin e parë.

Në lëmin e biologjisë me temën “Rotating DNA Model Made of Recycled Materials” Jasin Kuçllar e fitoi vendin e dytë, ndërsa Adem Terziu e fitoi vendin e tretë me temën “How to make Our Own Herb Shampoo”.

Në fushën e gjeografisë nxënësi Hakan Ibrahimi e fitoi vendin e tretë me temën “The Phases in the creation of Meanders and Oxbow Lakes During a Flurial Erosion”.

I hapur në vitin 2016 si një fondacion shtetëror për të ofruar shërbime arsimore dhe për të hapur institucione arsimore jashtë Turqisë, Fondacioni Maarif i Turqisë deri më tani ka hapur përfaqësi në mbi 40 shtete të ndryshme, përfshirë Afrikën, Azinë, Ballkanin dhe Amerikën.

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar aktivitetet arsimore në vitin 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne