Rajoni

Maqedoni, mbahet konferenca “Dy qytete një poet: Yahya Kemal”

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u mbajt konferenca me temë “Dy qytete një poet: Yahya Kemal”.

Në konferencën e zhvilluar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Shoqata Fetih e Stambollit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit morën pjesë studentë nga Turqia dhe Maqedonia.

Koordinatori i projektit Hüseyin Tunca, në një deklaratë për gazetarët ka folur për rëndësinë e Yahya Kemal-it në arsimin turk, për Turqinë dhe botën turke.

Pasi ka vënë në dukje se në Shkup në qytetin ku Yahya Kemal ka lindur dhe është rritur, do të presin në kuadër të projektit për një javë 20 studentë që arsimohen në Turqi, Tunca tha se zgjedhja e Shkupit në pjesën e parë të projektit është bërë për të treguar përpjekjet se si është formuar kjo figurë e rëndësishme për letërsinë turke.

“Në datat 11-17 shtator do të presim në vendin tonë në Institutin Yahya Kemal 20 studentë tanë turq nga Maqedonia. Këtë herë 40 studentë tanë së bashku do të shikojnë pjesën e dytë të jetës së Yahya Kemal-it se si ai ka jetuar në Stamboll”, tha Tunca duke shtuar se krahas konferencës së sotme artisti i TRT Abdullah Uysal dhe ekip i tij prej 4 personash do të performojnë 14 poezi të kompozuara nga Yahya Kemal.

Ndër të tjera Tunca është shprehur se qëllimi i projektit është të krijojnë një ndryshim, të rikujtojnë një personalitet si Yahya Kemal, si dhe të gjallërojnë disa vlera të cilat janë në zhdukje tek brezi i ri.

Gjithashtu edhe Dr. Aydın Afacan i cili ka kryer një prezantim në konferencë, ka theksin se Yahya Kema është një poet shumë i rëndësishëm i cili ka bërë përcaktimin e linjave kryesore të poezisë turke.

“Ka një atmosferë, një botë të cilën Yahya Kemal e ka paraqitur për ne. Është një poet i cili mendon mbi artin. Është një njeri i cili ka ditur të shikojë edhe nga lindja edhe nga perëndimi”, tha Aydın.

Ndërsa rektori i IBU-së që është edhe organizatori i projektit, Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu ka shprehur kënaqësinë që janë organizatorët e një projekti i cili mundëson përkujtimin për Yahya Kemal-it me “dy qytete”.

Projekti “Dy qytete një poet: Yahya Kemal” ku do të zhvillohen seminare, programe shëtitjeje dhe koncerte të ndryshme, do të përfundojë me 25 gusht./ AA

OPINIONE

INTERVISTA