Rajoni

Maqedoni, më në fund shqipja gjuhë zyrtare

Qeveria maqedonase ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni. Gjithçka është vendosur në mbledhjen që është duke e mbajtur në mbrëmjen e së premtes nga qeveria e Maqedonisë. Kështu propozim ligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejshme, por nuk jepen detaje të mëtejshme për gjuhën shqipe.

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook thekson se Qeveria ka miratuar propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe dhe siglën e flamurit të Evropës. Ai shton se ata janë në prag të mbylljes së njërës prej çështjeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.

Mediat maqedonase shkruajnë se ligji sipas gjitha gjasave do të shkojë edhe në Komisionin e Venecias edhe pse partnerët e koalicionit qeveritar janë të ndarë, nëse ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm disa pjesë të ligjit.

OPINIONE