Për të 32 ditë rrjesht Inciativa për Maqedoni të Përbashkët ka vijuar protestat kundër gjuhës shqipe në Shkup.
Protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Masës së protestuesve iu drejtuan edhe dy ish kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski.
Ata kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian.
Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar.
Gazeta Impakt