Maqedonia do të ndryshojë emrat e skulpturave të Aleksandrit të Madh dhe më gjerë

Përmendoret e ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, që pasqyrojnë kulturën helene si trashëgimi historike dhe civilizuese në botë, do të ndryshojnë emërtimet, njoftoi sot në një konferencë shtypi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Statuja e Aleksandrit të Madh do të emërtohet ‘Ushtari në kalë”, tha Boshnjakovski.

Sipas tij, kjo përmendore nuk do të shembet, por do të mbetet si simbol i miqësisë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

“E njëjta gjë do të ndodhë edhe me përmendoren e Filipit II dhe përmendoren e Olimpias”, shtoi ai.

Të gjitha zgjidhjet e mundshme për përmendoret, të cilat janë të trashëgimisë botërore civilizuese do të bëhen në kuadër të zgjidhjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Theksimi i kulturës helene, si trashëgimi historike civilizuese në botë, tek përmendoret e “Shkupi 2014” është parashikuar me marrëveshjen që e kanë arritur kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin me emrin. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne