Maqedonia e Veriut “e paralizuar” nga koronavirusi, afro një mijë raste për tetë ditë

Maqedonia e Veriut duket se po përballet me një valë të dytë të koronavirusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 127 raste të reja, dhe tre víktima.

Bilanci i ditëve të fundit është rënduar. Që prej 1 qershorit në vend janë konfirmua 929 raste të reja, që do të thotë 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitivë.

Të dhënat e publikuara nga autoritetet maqedonase:

01 qershor -89 raste

02 qershor -76 raste

03 qershor -101 raste

04 qershor -120 raste

05 qershor -180 raste

06 qershor -125 raste

07 qershor -111 raste

08 qershor -127 raste

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne