Maqedonia nis prodhimin e parave plastike

Banka Popoullore e Maqedonisë ka filluar me prodhimin e parave të para plastike në Maqedoni. BPRM tashmë e ka publikuar blerjen publike që kushton 2 milionë euro për bashkëpunim të parave letër, të përpunuara nga polimeri.

Nëse shkon sipas planifikimit, paratë e reja plastike deri në fund të vitit, do të lëshohen në qarkullim.

Testet kanë treguar se para të tilla deformohen në 120 gradë Celsius. Kjo do të thotë se ato nuk dëmtohen nëse harrohen në lavatriçe, sidomos janë dhe më të vështira për t’u falsifikuar, thonë nga BPRM.

Në vitin 2016 paratë plastike prej 5 funtash përdoren në Britaninë e Madhe, kurse në Kanada shfrytëzohen prej gati dy dekadash/Tetovasot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne