Maqedonia po zbrazet, 75 viza në ditë vetëm për në Gjermani (Video)

Migrimi në vendet e Evropës që së fundmi ka marrë një hov në Maqedoni, më i theksuar tek shqiptarët duket të jetë në rajonin e Likovës që njëherit është edhe një prej komunave më të varfëra në Maqedoni. Nga ky rajon për cdo muaj ka dhjetëra të rinj të cilët dalin në ndonjë prej shteteve të zhvilluara të Evropës. Banorët e pjesës së Likovës e cila mbeti më e plagosura nga konflikti i vitit 2001, asnjherë nuk arriti të rimëkëmbet. Çdo banorë që e takonim fliste për jetën e keqe që po e jetojnë dhe nevojën e patjetërsueshme për të marrë rrugën larg vendlindjes.

Banor

“Jo vetëm fshati jonë, e gjithë komuna jemi pa punë, por momentalisht presin viza për me dalë në perëndim”

Banor

I kanë mbyllur shtëpitë. I kanë  lënë pleqtë. Kanë shkuar në gurbet pas idares dhe kafshatës së gojës”

Banor

“Për çdo ditë ikin e shkojnë”

 

Të rinjtë janë ata që më së shumti po e lënë vendin. Madje edhe njëri prej bashkëbiseduesve tanë zbuloi se po pret momentin që të largohet.

 Banor

Presim edhe ne të dalim. Përse të mos dalim”

 Fotografia e migrimit në këtë pjesë duket gjithandej, nga pleqtë e deri tek të rinjtë, por më i theksuar është në bankat shkollore ku mbahet evidencë për nxënësit që ç’regjistohen nga shkolla. Drejtorët e shkollave numërojnë nxënësit që u janë larguar dhe shkaqet.

Mojsin Shabani, SHF “Kultura”-Mateç

“Shkolla e fshatit Mateç para pesë viteve sa e di unë e ka patur numrin 524 e sot e kemi gjendjen 468”

Naip Pajaziti, SHF “Andon Zako çajupi”- Hotël

Kemi rënie të numri të nxënësve. Unë për këtë vit shkollor 2017-2018 diku e kam numrin e uljes për tetë nxënës”

Nga komuna  e Likovës pranojnë se ka rënie të numrit të nxënësve, por besojnë se me aktivizimin e xeherores në Llojan dhe hapjen e një zone ekonomike do të hapen disa vende të reja pune që do të zbusin ekonominë e banorëve dhe kështu do të pengohet edhe dalja e tyre jashtë shtetit.

Xhevdet Jashari, përgjegjës për arsim në Likovë

Në fshatin Llojan pritet që të fillojë me pune xehërorja. Aty do të bëhet një punësim i madh. Pastaj jemi në rrjetin e ujit për pije në Likovë. Gypi kryesor pritet të mbarojë sivjet dhe do duhet të bëhet mirëmbajtja, e këtu poashtu do të ketë punësime me një numër të mjaftueshëm”

Të gjithë banorët por edhe drejtorët e shkollave të cilave po ju ikin nxënësit janë në një vijë. Nuk ka jetë në Maqedoni dhe  kjo i detyron ata të largohen në kërkim për një punë dhe standard më të mirë. Por nëse më parë kishin shpresa për ngritjen e standardit ekonomik, tani thonë se janë dorëzuar tërësisht. Ferikan Iljazi Arifi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne