Marina Mbretërore britanike: Nga Pirateria, në Impotencë

Sekretari i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, gjatë 24 orëve të fundit ka qenë tepër i zënë duke u përpjekur të shmangë fajin, ose kritikën ndaj qeverisë britanike që akuzohet për ndezjen e tensioneve në Gjirin Persik.

Si pjesë e ofensivës së tij diplomatike, Hunt ka akuzuar Iranin për sjelljen “e paligjshme” dhe “destabilizuese”, ndërkohë që duket se është i ndërgjegjshëm për ironinë e pozitës së tij. Ministri i jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, është kundërpërgjigjur duke i kujtuar Hunt se: “Ndryshe nga pirateria në ngushticën e Gjibraltarit, veprimi ynë në Gjirin Persik synon respektimin e rregullave ndërkombëtare detare”. Po të lëmë mënjanë çështjet diplomatike, çdo rishikim objektiv i fakteve  do të dëshmojë se në ngjarjet e fundit në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Gjibraltarit, Britania ka kryer aktivitete të paligjshme dhe destabilizuese në të paktën tri raste. Konfiskimi i cisternës me naftë iraniane Grace 1 me flamur të Panamasë në ngushticën e Gjibraltarit mund të konsiderohet një akt piraterie për aq sa nuk kishte një kuadër të qartë ligjor. Hunt tha se konfiskimi, nga Marina Mbretërore britanike, është kryer për të imponuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Sirisë, por BE nuk pranoi të mbështeste operacionin ushtarak agresiv të Britanisë së Madhe. Tani ka prova në rritje se Britania është e përfshirë në operacionet e kontrabandës së naftës në Gjirin Persik. Më 14 korrik, flota iraniane kapi tankerin me flamur panamez, MT Riah, me dyshimin për kontrabandë të naftës. Në fillim u raportua se cisterna i takon Emirateve të Bashkuara Arabe, por EBA e mohoi këtë me shpejtësi. Siç duket, Abu Dhabi nuk pranoi urdhrin e Londrës për të marrë përsipër pronësinë e kësaj cisterne kontrabandiste, sepse nuk dëshiron më të bëhet vegël e politikave armiqësore të SHBA dhe Britanisë kundër Iranit, pasi i ka nuhatur pasojat e një veprimi të tillë. Ekziston dyshimi në rritje se MT Riah është e lidhur me operacionet britanike të transportit detar dhe deri më sot, ministria e jashtme e Britanisë nuk e ka përjashtuar kategorikisht një lidhje të tillë. Në aktin e fundit të paligjshmërisë dhe destabilizimit, tankeri Stena Impero me flamur britanik, nuk pranoi të ndalonte pasi u përplas me një anije peshkimi iraniane. Flota e Iranit më pas e ka arrestuar cisternën Stena Impero nga frika se mund të shkaktojë një katastrofë mjedisore duke rrjedhur naftë. Nga pikëpamja e kombit iranian, sekretari i jashtëm britanik do të bënte më mirë të fokusohet më afër territorit të vendit të tij, përpara se të akuzojë vende të tjera për aktivitete të paligjshme dhe destabilizuese. Gjiri Persik nuk është Gjibraltar apo Malvines./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne