Marjam Raxhavi, kryetarja e muxhahedinëve të MEK-ut viziton Tel Avivin

Një diplomat francez, rezident në territoret e pushtuara palestineze ( Izrael ) njoftoi për vizitën në Tel Aviv të Marjam Raxhavit, kryetares të ish grupit terrorist MEK .

Pierre Cochard, në mesazhin e tij në Twitter shkruan se vizita e kryetares së organizatës MEK në Izrael është kryer me koordinimin e Rudy Giuliani avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump dhe të Boaz Rodkin ambasador i regjimit sionist në Shqipëri. Pierre Cochard, shton se kryetarja e grupit terrorist MEK pritet të takohet me Yossi Cohen kryetar i shërbimit informativ të regjimit sionist MOSAD dhe Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimit sionist. Rudy Giuliani, gjatë kësaj jave ka qenë i ftuari special i Marjam Raxhavi kryetares së grupit terrorist MEK në Tiranë. grupi terrorist MEK ka lidhje të afërta me Amerikën dhe regjimin sionist. shumë prej anëtarëve të kabinetit qeveritar të Donald Trump, mes tyre John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë janë në kontakte me grupit terrorist MEK. Grupi terrorist MEK që nga nisja e revolucionit islamik e deri tani është përgjegjës për martirizimin e mbi 17 mijë qytetarëve iranianë./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne