Mark Frrokut i bllokohen 1.7 milionë euro pasuri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestrimin e një pjesë të pasurisë që ish-deputeti Mark Frroku  nuk mund ta justifikonte.

Nga të gjitha të dhënat për krimet e akuzuara të Frrokut, prokuroria ka arritur në përfundim se Frroku arsyetonte pasurinë e tij gjatë kohës që ka qenë deputet, por jo një pjesë të madhe të pasurisë së tij, çka ka detyruar prokurorinë t’i drejtohet gjykatës për sekuestrim të një pjesetë pasurisë kërkesë kjo që e ka pranuar Gjykata dhe ka sekuestruar pasurinë e Frrokut si më poshtë:

Apartamente

  1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
  2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
  3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
  5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
  6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
  7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

  1. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
  2. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë Garazhe (bodrume)
  1. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  2. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë Tokë arë
  1. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne