Marku: Ministri Xhafaj na mashtroi, nuk ka shqiptar që dënohet në Itali dhe nuk bën burg (video)

Analisti dhe profesori i Gazetarisë në UT, Mark Marku, të mërkurën, deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk është treguar i sinqertë me dënimin e të vëllait në Itali.

Marku në emisionin “Opinion”, tha se Xhafaj më parë është shprehur se i vëllai është dënuar për një çështje; por pa specifikuar se ai është dënuar për trafik droge.

Ne kemi menduar se ai ka bërë një faj të çfarëdo dhe ka kryer dënimin, pasi në këtë rast faji nuk është i përjetshëm, mbaron dënimin dhe vazhdon jetën si të gjithë të tjerët. Historia është krejt ndryshe, ka qenë një person që është i vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali dhe i kërkuar. Unë nuk di nëse gjykatat italiane dënojnë një njëri dhe ai nuk përfundon në burg”,- tha Marku

 Shiko videon:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne