Marok – Kryeparlamentari Al-Maliki kërkon fuqizimin e marrëdhënieve me Turqinë në çdo fushë

Kryetari i Parlamentit të Marokut, Habib al-Maliki, u bëri thirrje të premten ligjvënësve dhe qeverisë së vendit të tij për fuqizimin e marrëdhënieve me Turqinë në fusha të ndryshme.

Siç bën të ditur Zyra për Shtyp e Parlamentit maroken, Al-Maliki ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Turqisë në Rabat, Ethem Barkan Oz.

Duke folur me lëvdata për marrëdhëniet e fuqishme historike dhe për respektin e miqësinë reciproke të cilat lidhin pazgjidhshmërisht dy vendet, kryeparlamentari maroken ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe dialogut ndërmjet Turqisë dhe vendit të tij për çështje të ndryshme me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Habib al-Maliki po ashtu ka bërë thirrje për fuqizimin e marrëdhënieve me Turqinë në fusha të ndryshme.

Ambasadori Oz, nga ana e tij ka tërhequr vëmendjen gjithashtu mbi marrëdhëniet historike ndërmjet Turqisë dhe Marokut duke nënvizuar se dy vendet e tyre janë aleatë që mbështesin njëri-tjetrin pa kushte.

Pasi ka potencuar se ekzistojnë shanse të mëdha bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, shefi i misionit diplomatik të Turqisë në Rabat ka vënë në pah se sipërmarrësit turq i kushtojnë rëndësi të madhe investimeve në këtë vend për vetë stabilitetin e Marokut dhe pozicionit strategjik të tij si portë që hapet në kontinentin afrikan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne