Marok: Përqafim i ngrohtë mes Ramës dhe kryeministres serbe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të zhvilluar në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në panelin me temë “E ardhmja e Evropës Juglindore”, sëbashku me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić, ku foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e Shqipërisë, në këtë bashkëpunim, si dhe sfidat e integrimit të vendit në BE.

Por krahas deklaratave të bërë nga kryeministrat, ajo që ra në sy është ky përqafim “i ngrohtë” mes Ramës dhe kryeministres serbe Ana Brnabić. Duket se me kryeministren e re, kreu i qeverisë “i ka punët mirë”, ndryshe nga Vuçiç, ku veç deklaratave rreth Kosovës nuk kemi parë një përqafim kaq miqësor.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne