Bota

Marok, zbulohen mbetjet e një skeleti të njeriut 300 mijë vite të vjetra

Në Marok është gjetur një skelet 300 mijë vjeçar i vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Marokut ka deklaruar se ekipi arkeologjik i udhëhequr nga shkencëtari maroken Abdulvahid bin Nasir dhe studiuesin gjerman Jean-Jacques Hublin pranë Jebel Irhoud kanë zbuluar mbetje të skeletit-Homo sapiens.

Besohet se eshtrat janë të vjetra rreth 300 mijë vjet dhe se testet e bëra tregojnë se këto janë mbetjet më të vjetra që janë zbuluar ndonjëherë.

Në deklarartë theksohet se mbetjet e gjetura më parë ishin rreth 100.000 vjet të vjetra.

Gjatë gërmimeve në vitin 2014 pranë Jebel Irhoud u zbuluan mbetje njerëzore 16.000 vjet të vjetra.

Etiketa

OPINIONE