Maroku njeh vetëm GNA-në si qeveri legjitime në Libi

Maroku ka bërë të ditur se në Libi si qeveri legjitime njeh vetëm Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) e cila ka legjitimitet ndërkombëtar.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Libisë në rrjetin social thuhet se ministri i Jashtëm maroken, Nasser Bourita zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm libian, Mohamed Taher Siala.

Në bisedën telefonike Bourita e ka njoftuar homologun e tij libian se Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli e njohin si qeverinë e vetme legjitime në Libi.

“Maroku ofron mbështetje të plotë për GNA-në dhe se sipas ‘Marrëveshjes Suheyrat‘ dhe rezolutave të OKB-së, GNA është qeveria e vetme legjitime e vendit”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se Maroku nuk e pranon ndërhyrjen e jashtme në Libi.

Siala e ka njoftuar homologun e tij maroken Bourita se dëshirojnë që Maroku të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjen e Libisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne