Marrëdhëniet Turqi-BE: Shpifjet armene hidhen poshtë me fakte historike

Ngjarja e shpërnguljes që shtrembërohet nga të vërtetat historike për Armeninë dhe veçanërisht për diasporën armene duke u politizuar nga njëra anë është kthyer në mjet të krijimit të identitetit kombëtar për ata.

Veçanërisht pas viteve 2000, çdo muaj prill, media e shkruar dhe pamore pushtohej në mënyrë të gjerë nga lajmet në lidhje me fushatën e pretendimeve për gjenocid të filluar nga armenët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por këtë vit nuk ndodhi kështu. Pasi aktivitetet e propagandës armene filluan të humbin shpejtësinë dhe ndikimin e vjetër. Për këtë mund të numërojmë disa arsye themelore. Arsyeja e parë është mos ndikimi i fushatave që realizuan me një punë të jashtëzakonshme në vitin 2015, që përkonte me 100-vjetorin e çështjes të zhvendosjes dhe mos prodhimi i rezultateve që dëshironin. Ashtu siç mund të rikujtoni, me direktivën dhe miratimin e Kryetarit të Shtetit të Armenisë, Serzh Sarkisjan, në 1 prill 2011 u krijua një “Komision Shtetëror për Koordinimin e Aktiviteteve në Lidhje me 100-vjetorin e pretendimeve të Gjenocidit Armen”.

Arsyeja e dytë është vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në 15 tetor 2015 për pavlefshmërinë e pretendimeve të ashtuquajtura gjenocid…Vendimi i gjykatës në fjalë bënte të ditur se pretendimet armene nuk mund të quheshin gjenocid ose “Jenosit” pasi nuk kishte prova ligjore dhe kishin të bënin vetëm me një pretendim historik. Gjykata bënte të ditur gjithashtu se kundrejt pretendimeve armene edhe Turqia kishte pretendime dhe teza dhe çështja se cila prej tyre ishin të sakta nuk hynte në fushën e ligjit.

Faktikisht në thelbin e këtyre propagandave dhe fushatave armene qëndron insistimi për pranimin nga ana e Turqisë të ashtuquajturit gjenocid me rrugën e imponimit ndërkombëtar dhe kërkimit më pas të dëmshpërblimit dhe territoreve nga Turqia me anë të formulës 3-T. Për të realizuar këto qëllime, armenët çdo vit, duke e shpallur 24 prillin “dita e gjenocidit” në tërë botën, mbi memorien virtuale dhe imagjinatën kërkojnë të ndërtojnë një kuptim historik. Për të kuptuar më mirë atë që jemi duke shpjeguar le të tregojmë çështjen e 24 prillit. Kryengritjet, sabotimet dhe ngjarjet e terrorit që u nxorën në shesh në pranverën e vitit 1915 nga ana e çetave armenë pasi qeveria osmane mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, përbënin një kërcënim të madh për sigurinë e shtetit.

Çetat armene që nuk pranuan propozimin e Shtetit Osman për të mbrojtur së bashku Anadollin, refuzuan edhe asnjanësinë duke u renditur në krah të Rusisë dhe shteteve të tjera të Bllokut të Antantës. Kurse Shteti Osman planifikoi të merrte masa për të marrë nën kontroll veprimtaritë e çetave armene dhe për të penguar ngjarjet e mundshme. Dâhiliye Nezareti pra Ministria e Brendshme Osmane duke publikuar një qarkore në datën 24 prill 1915, kishte kërkuar nga prefekturat përkatëse që të mbyllnin çetat Hinçak, Tasnak dhe çetat e tjera armene dhe të arrestonin krerët e këtyre çetave së bashku me armenët që kishin kryer veprime të dëmshme. Çështja më e rëndësishme mbi të cilën u qëndrua në këtë qarkore ishte çështja e pengimit të luftës civile të mundshme ndërmjet myslimanëve dhe armenëve në Bitlis, Erzurum, Sivas, Adana dhe Maras. Pasi Shteti Osman ishte në luftë në disa fronte me fuqitë më të mëdha të asaj kohe dhe nuk mund ti shpëtonte edhe një lufte civile. Pra 24 prilli të cilin armenët e përkujtojnë në disa vende të botës si “dita e gjenocidit” në të vërtetë është data kur Dâhiliye Nezareti pra Ministria e Brendshme Osmane publikoi qarkoren në fjalë.

Me direktivën e Dâhiliye Nezareti pra Ministrisë së Brendshme Osmane, më 24 prill 2015, në Stamboll u arrestuan 2 345 persona që përgatiteshin për kryengritje. Personat e arrestuar në Stamboll nuk ishin armenë të çfarëdoshëm por armenë që bënin pjesë në çetat që përgatiteshin për kryengritje.

Edhe në kërkimet e bëra në ditët në vijim të qarkores në Stamboll u sekuestruan shumë armë, bomba dhe municione.

Këtë çështje të cilën e shpjeguam në kuadër të dokumenteve historike, armenët dhe diaspora armene kërkon që ta përhapë në tërë botën sikur janë vrarë 800 mijë deri në 1 milion e gjysmë armen dhe rrjedhimisht të quhet si “gjenocid”. Ajo që armenët e zmadhojnë dhe e hiperbolizojnë duke shpifur ndodhi muaj më pas gjatë dërgimit dhe zhvendosjes. Gjatë zhvendosjes në muajin qershor të vitit 1915, për shkak të urisë dhe sëmundjeve epidemike (në periudhën e luftës kolera, tifo, dhe etheve të tifos ishin shumë të përhapura) dhe arsyeve të tjera të ngjashme rreth 300 mijë civilë armenë humbën jetën gjatë shpërnguljes.

Ngjarja e shpërnguljes që shtrembërohet nga të vërtetat historike për Armeninë dhe veçanërisht për diasporën armene duke u politizuar nga njëra anë është kthyer në mjet të krijimit të identitetit kombëtar për ata. Gjithashtu kjo ngjarje, duke krijuar një kapital gjenocidi, duke u kthyer nga njëra anë në një përfitim tregtar dhe ekonomik nga ana tjetër u bë një mjet gjeopolitik dhe gjeostrategjik që përdoret nga Shtetet e Mëdha.

Armenët e diasporës duke krijuar një tregti gjenocidi me kapital të konsiderueshëm, miliarda dollarësh, në Evropë dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë tregtinë e gjenocidit që nga filmi, libri, revista, madje bluza e filxhanë në lidhje me pretendimet e tyre. Gjithashtu, ata përdorin armiqësinë e tyre kundër turqve për të përforcuar identitetin e tyre kombëtar dhe për të penguar asimilimin e tyre tek të huajt.

Kurse nga aspekti gjeopolitik, Rusia që është partneri strategjik i armenëve, nga njëra anë duke përdorur Armeninë përpiqet të pengojë fuqitë perëndimore në Kaukaz, Detin e Zi dhe Azinë Qendrore, nga ana tjetër nëpërmjet Erevanit zbatoi politika shtypëse ndaj Ankarasë, Bakusë dhe Teheranit. E njëjta gjendje por nga e kundërta është e vlefshme edhe për politikat e fuqive perëndimore.

Si rrjedhojë, askush nuk duhet të presë një zgjidhje të lehtë për një kohë të shkurtër për problemin armen që është kthyer në një mjet ndërkombëtar me anë politike, ekonomike dhe gjeopolitike. Sepse për këtë çështje të kthyer në një problem ndërkombëtar, asnjë vend tjetër përveç Turqisë dhe Azerbajxhanit nuk kërkon zgjidhje. Gjithashtu, ashtu siç e përmendëm edhe më lart, është e pamundur që një çështje historike të zgjidhet me rrugët e politikës, diplomatikes dhe ligjit. Akademikët turq që merren me këtë çështje, me një devotshmëri të madhe kanë vënë në shesh punime shkencore shumë të vyera dhe kanë nxjerrë përpara opinionit publik ndërkombëtar anët historike dhe diplomatike të kësaj çështjeje. Nëse tezat armene kanë filluar të humbin ndikimin e tyre, këto punime kanë një kontribut të madh. Si rrjedhojë, rruga më e drejtë për të ndjekur çështjen armene në periudhë afatshkurtër dhe afatgjate është mësimi për të jetuar me këtë problem. Pasi disa probleme janë të pazgjidhshme, pikërisht ashtu si çështja armene./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne