Marrëveshja e Prespës, Micotakis: Cipras do të japë llogari

Lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis përmes një mesazhi në profilin e tij në Twitter ka theksuar se kryeministri grek Aleksis Cipras do të përgjigjet edhe para popullit edhe para historisë për Marrëveshjen e Prespës me Maqedonine për ceshtjen e emrit. Ai shtoi se janë shkelur linjat kombëtare të vendit.

“Në vend që të marrim erga omnes emër të përbërë, japim erga omnes identitet dhe gjuhë maqedonase. Është koha që deputetët të ndërmarrin përgjegjësi dhe të vendosin: do të thonë “PO” atje ku gjashtë kryeministra kanë thënë “JO”?”- ka shkruar Micotakis në Twitter.

Së bashku me porosinë, ai ndau edhe video nga fjalimi i tij në Kongresin e 12-të të Demokracisë së Re, më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

“Jeni i detyruar, Cipras të përgjigjeni jo vetëm para maqeonasve dhe i të gjithë popullit grek, por edhe para historisë” – ka paralajmëruar Micotakis kryeministrin grek.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne