Marrëveshja e Shekullit ka në shënjestër umetin islam

Lëvizja Islame e Rezistencës Palestineze (Hamas) ka thënë se nuk do të lejoj që Izraeli ta bëjë material të zgjedhjeve gjakun e palestinezëve dhe pushtimin e Gazës.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me këtë çështje, Halil al-Hayye, një anëtar i Njësisë Politike të Hamasit, tha të mërkurën (23 janar) se Marshi i Madh i Kthimit do të vazhdojë.

Duke deklaruar se ata do të mbrojnë Marshin e Madh të Kthimit, al Hayye ka thënë se: “Ne e dimë se si regjimi pushtues do t’i përmbahet marrëveshjes së arritur përmes protestave.”

Al Hayye ka thënë se nuk ka nodonjë rrugë tjetër pos që regjimi izraelit t’i bindet marrëveshjes, deshi apo nuk deshi, si dhe shtoi se Gaza nuk do të jetë kafshatë e lehtë për pushtuesit.

Al Hayye u shpreh se: “Ne nuk po kërkojmë ndihmë nga askush. Ne po rezistojmë në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë rezistencën dhe marshimin tonë”, duke vënë në dukje se Gaza është adresa e rezistencës dhe pjesa tjetër e çështjes palestineze kërkohet të jetë skena e goditjes.

Al Hayye po ashtu u shpreh se çështja palestineze është në shënjestër dhe se duhet të luftohet së bashku, duke shtuar se Marrëveshja e Shekullit ka në shënjestër jo vetëm çështjen palestineze por edhe vendet arabe dhe umetin islam.

Ai u shpreh se: “Kur amerikanët dhe sionistët panë se palestinezët po qënrojnë të fortë para Traktatit të Shekullit, ata filluan të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me vendet arabe dhe islamike.”

Udhëheqësi i Hamasit u shpreh se përpjekja e Qeverisë Palestineze për të ulur pagat e nëpunësve civilë dhe sanksionet e vendosura në Rripin e Gazës synojnë goditjen e rezistencës së popullit palestinez.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne