Marrëveshja Izrael-EBA firmoset më 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtarë të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë në një telekonferancë që organizuan, bënë deklarata për shtypin në kushte anonimati në lidhje me marrëveshjen Izrael-EBA.

Sipas zyrtarëve amerikanë ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve do të mbahet më 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku nikoqir do të jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Pritet që delegacionin izraelit ta kryesojë Kryeministri Beniamin Netanjahu dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ta drejtojë Mohammed bin Zayed Al Nahyan, që është ministri i Punëve të Jashtme të EBA dhe vëllai i Princit të Kurorës së EBA-s.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar se Izraeli dhe EBA më 13 gusht kishin rënë dakord për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve” duke përfshirë edhe hapjen e ambasadave në territorin e njëri-tjetrit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i tretë pas Egjiptit (1979) dhe Jordanisë (1994) që kanë bërë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Autoriteti Palestinez dhe grupet e rezistencës denoncuan marrëveshjen, duke thënë se ajo nuk i shërben kauzës palestineze dhe injoron të drejtat e palestinezëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne