Marrëveshja izraelito-saudite mbi sulmin amerikan në Siri

Presidenti Amerikan Donald Tramp, më në fund është përfshirë në dosjen siriane.

Predhat Tomahouk, të cilat bombarduan, aeroportin e Sheiratit, në qytetin sirian të Himsit, kanë bërë të qartë, qëndrimin e ndryshimit 360 gradë të Trampit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të kenë aspak të bëjnë me përfshirjen, në rrëzimin e presidentit sirian Beshshar Esedit dhe ndërhyrjen në çfarëdolloj zgjidhjeje politike, të konfliktit sirian, sepse kjo zgjidhje i përket vetëm popullit sirian.

Sulmi i stisur me armë kimike dhe alarmi i rremë amerikan në Han Shejhan, nuk pasqyron qëllimin aktual të Trampit dhe korit të tij europian dhe arab, i cili ka për synim, ndërhyrjen dhe nisjen e sulmit amerikan në Siri. Ky arsyetim i rremë, është vetëm një propagandë mediatike, i zbatuar nga qeveritë amerikane, për të justifikuar veprimet e tyre sulmuese në Siri, Irak dhe gjetiu.

Përputhja e Qëndrimeve Izralito-Saudite

Ajo që të bie më tepër në sy, nuk janë hollësitë, e sulmit amerikan në Siri, pikësynimet e tij, arritjet e tij në fushëbetejë, humbjet në njerëz dhe dëmet materiale, në aeroportin e bombarduar të Sheiratit, por qëndrimet e mbajtura, para dhe pas sulmit me predha. Këtu nuk po bëj fjalë, për ato shtete që mbështesin sulmin, pra për ato shtete që rrotullohen, në një orbitë të njëjtë, por për ato shtete që janë aleate dhe bashkëpunëtore, të cilat kanë bërë të ditur, qëndrimet e tyre në dosjen siriane, ashtu siç është Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Turqia dhe Japonia. Por ajo që dua të përmend, është harmonia e plotë, mes qëndrimeve të Izraelit dhe të Arabisë Saudite. Rastësia dhe përputhja e dyshimtë, mes këtyre dy shteteve, në kushtet e paracakuara, të krijon përshtypjen, se qëndrimet e dy shteteve, janë përpiluar nga i njëjti njeri.

Arabia Saudite Ishte Shteti i Parë Arab që Mbështeti Sulmin Amerikan

Gjatë fjalimit të tij para sulmit, presidenti Donald Tramp bëri thirrje se “popujt e qytetëruar, duhet t’i japin fund masakrës dhe gjakderdhjes në Siri, si dhe ata duhet t’i japin fund terrorit, në të tëra llojet dhe format e tij”. Në këtë fjalim, presidenti amerikan, shpalosi qëndrimet kryesore pas sulmit, duke bërë të ditur se “Arabia Saudite, ishte shteti i parë arab dhe në arenën ndërkombëtare, që mbështeti plotësisht sulmin amerikan”.

Një burim zyrtar, i Ministrisë së Jashtme Saudite, e vlerësoi sulmin, si një vendim “i guximshëm”, i presidentit amerikan dhe “si një përgjigje, ndaj krimeve të këtij regjimi, kundër njerëzve të tij, e cila erdhi si pasojë, e dështimit të bashkësisë ndërkombëtare, për t’i dhënë fund atij”. Qëndrimi saudit përdori, fjalët e Trampit i cili, e mbajti qeverinë siriane përgjegjëse, për nxitjen e Sh.B.A.-së në bombardimin e Sirisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jans Stoltenberg, gjithashtu vuri theksin në këtë citim.

Për Benjamin Netanjahun Sulmi Është Një Mesazh i Fortë Dërguar Iranit

Në anën tjetër, deklaratat e mbështetjes, së sulmit amerikan në Siri, u bënë titujt kryesorë në mediat izraelite, veçanërisht qëndrimet e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, krahas deklaratave të zyrtarëve izraelitë, duke përfshirë këtu dhe kryeministrin izraelit, armikun numër një, të qeverisë siriane, Benjamin Netanjahut dhe ministrin e tij të luftës, Avigdor Libermanit, të cilët thanë se ata ishin në dijeni, të përparësive të sulmit amerikan me predha. Benjamin Netanjahu nënvizoi “mbështetjen e tij të plotë”, duke theksuar se “ky ishte një mesazh i fortë, në formë shuplake, në fytyrën e mjerë, të Beshshar Esedit, jehona e të cilit nuk duhet të dëgjohet vetëm në Siri, por edhe në Teheran, Fenian dhe gjetkë”.

Çfarë Do Të Ndodhë Pas Predhave Të Trampit?!

Vallë a do të jetë, bombardimi i aeroportit të Sheiratit, guri i parë i dominosë, që do të ndërlikojë më tepër gjendjen?! Vallë a është ky hapi i parë, i ndërhyrjes ushtarake amerikane në Siri, nëpërmjet fronteve të ndryshme?! Them se është shumë herët, për të folur për ndërlikimet dramatike, të cilat mund të përjetohen në arenën siriane, veçanërisht nëse sulmit amerikan, do të bashkohen dhe lëvizje të tjera madhore në fushëbetejë, si fjala vjen orvatjet e ndihmës ndaj kryengritësve, zhvendosjes së militantëve dhe si rrjedhojë kjo do të kjo do të çonte në pajtimin e rajoneve siriane, që janë shndërruar në fushëbeteja, gjatë viteve të fundit.

Në këtë këndvështrim, vëzhguesit e vlerësojnë, sulmin me predha të Trampit, si një mbështetje e drejtpërdrejtë e dhënë, organizatave terroriste, duke bombarduar aeroportin, i cili ishte baza ajrore, në të cilën ngriheshin avionët, të cilët godisnin kampet dhe praninë e terroristëve. Ndërsa në anën tjetër, ai përçon një mesazh përkrahës, pikërisht ashtu siç ka përkufizuar Benjamin Netanjahu, veçanërisht pas trazirës qeverisëse dhe poliitke, e cila është një veçori, e qeverisë së Trampit, pas zgjedhjes së këtij të fundit si president.

Këta pikësynime, do të shërbenin në rivizatimin amerikan të hartës siriane, duke bërë të mundur shtimin e rolit amerikan, në çarëdolloj projekti, për zgjidhjen e konfliktit sirian, duke ndaluar kështu vijimin e rolit të kyç, të luajtur nga Rusia dhe Irani, për të hartuar imtësitë, në hapin tjetër, ndaj të cilit palët e tjera, që mbështesin qëndrimin e Sh.B.A.-së, si Mbretëria e Arabisë Saudite, Turqia dhe grupet e opozitës siriane nuk bien dakord. Ankaraja vijon kërkimin, e krijimit të zonës së sigurisë, ndërsa i ashtuquajturi “koalicioni sirian” shpreson, vijimin e sulmeve ushtarake amerikane të këtij lloji.

Rishtas vëzhguesit kanë theksuar, ngurrimin dhe kundërshtimin e qeverisë së Sh.B.A.-së, për të lajmëruar Moskën, përpara nisjes së sulmit, pavarësisht shpalljes së tyre, në natën e mbërritjes së luftanijeve amerikane në Detin Mesdhe. Presidenti amerikan dhe sekretari i tij, hodhën poshtë të drejtën, e lajmërimit të Rusisë, në një kohë kur, zëdhënësi i Pentagonit, kishte bërë të qartë, se nuk do të goditeshin zonat, në të cilat ishin të pranishme bazat ruse. Madje vëshguesit janë në pritje, duke pohuar se lëvizjet ruse, do të çojnë një një përshkallëzim politik, por pa arritjen e nivelit të përplasjes në fushëbetejë, të cilën Trampi nuk e pëlqen.

Burimi : iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne