Marrëveshja me Italinë/ 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë në Shëngjin, pritet të transferohen në Gjadër

Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve ju është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.

Mjeti lundrues i rojes bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin fqinj./tps

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne