Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Hoti letër Osmanit: I gatshëm të raportoj në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të raportojë në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria me anë të një njoftimi për shtyp.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, është publikuar edhe letra që Hoti i ka nisur kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe anëtarëve të kryesisë.

Në letër thuhet se në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes të Kosovës dhe Serbisë.

“ Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne