Rajoni

Marrëveshja për tregti të lirë në mes Turqisë dhe Serbisë

Marrëveshja do të mundësojë eksportin e mishit të lopës pa doganë nga Serbia në Turqi, si dhe vaji i lulediellit dhe disa prodhime të furrës. Nënkryetari i qeverisë së Republikës së Serbisë dhe njëkohësisht ministri i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit Rasim Ljajiq ka nënshkruar në Ankara me ministrin e ekonomisë së Republikës së Turqisë Nihat Zejbekqiun marrëveshjen e re për tregti të lirë në mes dy shteteve, si dhe marrëveshjen për inkurajimin dhe mbrojtjen e investimeve në Serbi.

Teksti i marrëveshjes për tregtinë e lirë është sigluar gjatë vizitës zyrtare të kryetarit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit në Serbi në tetor të vitit të kaluar, ndërsa me nënshkrimin e tanishëm krijohen kushtet për ratifikim në parlamentet e të dyja shteteve, e fill pas saj do të fillojë zbatimi i saj.

Në saje të marrëveshjes për tregtinë e lirë në mes dy vendeve për herë të parë do të jetë i mundur eksporti pa doganë i 5.000 tonelatave mish lope në vit tregut turk, si dhe caktimi i kuotave të vajit të papërpunuar dhe të rafinuar të lulediellit, farës së lulediellit si dhe disa llojeve të prodhimeve të furrës. Siç thuhet do të jetë e dyfishuar edhe kuota për eksportin e disa llojeve të perimeve të ngrira dhe kumbullave të thata nga Serbia në Turqi.

Ljajiqi nga Zejbekqiu ka kërkuar që para ratifikimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë t’ju mundësohet eksporti i sasisë së caktuar të mishit të lopës në tregun turk për çka ministri turk ka shprehur gatishmërinë që të kërkohet baza juridike e përshtatshme që të dilet zot kësaj kërkese të Serbisë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes për inkurajimin dhe mbrojtjen e investimeve krijohet parakushti për ardhjen e investitorëve të rinj nga Turqia në Serbi duke marrë parasysh se në dokumentet e cekura në mënyrë shtesë përmirësohet ambienti për biznes të investitorëve turk në Serbi.

Ministri i Republikës së Serbisë Rasim Ljajiqi gjatë vizitës në Ankara është takuar edhe me nënkryetarin e qeverisë së Republikës së Turqisë Mehmet Shimshekun dhe ministrinë për punët evropiane të Republikës së Turqisë Ymer Çelikun.

Burimi : Al Jazeera/ ML