Marrëveshje ushtarake SHBA-Katar me vlerë 1.1 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë shërbime mbështetëse për programin e avionëve luftarakë F-15QA të Katarit. Kongresi i SHBA u njoftua për shitjen eventuale nga Agjencia e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA .

Marrëveshja lidhet me projektimin, ndërtimin dhe shërbime të tjera për F15-të e prodhuara nga Boeing. “Katari është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në rajonin e Gjirit Persik”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA. Objektet e reja të mirëmbajtjes dhe trajnimit do të vijnë me përmirësimin e “shërbimeve të sigurisë kibernetike, burimeve kritike kompjuterike të misionit, shërbimeve mbështetëse, shërbimeve të mbrojtjes së forcës etj” thuhet në deklaratën e Agjencisë së Mbrojtjes Kombëtare të SHBA .Katari është vendi mikpritës i bazës ajrore më të madhe amerikane në Lindjen e Mesme, al-Udeid, ku janë të stacionuar rreth 10,000 ushtarë amerikanë. Që nga qershori 2017, Katari ka qenë nën një embargo tregtare dhe diplomatike të vendosur nga aleatët e SHBA, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat e akuzojnë Dohën për mbështetjen e terrorizmit dhe për afrim me Iranin. Edhe pse Katari bën më pak shpenzime ushtarake sesa Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, blerjet ushtarake të Dohas nga Uashingtoni janë rritur me 60% që nga viti 2009. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë edhe interesa politike në Katar, sepse Uashingtoni siguron interesat e veta në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ruajtjen e sigurisë së Izraelit, nëpërmjet lidhjeve me vende si Katari. Qeveria amerikane tani ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake prej 1.1 miliardë dollarë me Katarin, në një kohë që Uashingtoni nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë ose zvogëlojë tensionet midis Katarit dhe 4 vendeve arabe, Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për tensionet në rritje midis këtyre vendeve, sepse për shkak të këtyre tensioneve, ekonomia amerikane përfiton nga shitja e armëve dhe programeve ushtarake në këto vende dhe e ka më të lehtë të mjelë sa më shumë vendet arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne