Shqiperia

Marrja e ‘Kopshtit Botanik’ nga Bashkia/ Studentët ngrihen në protestë: Nuk do ta lejojmë

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë ngritur ditën e sotme në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin Botanik”.

“Shqipëri Europiane pa Kopsht Botanik”, është një nga pankartat e studentëve.

Disa javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshtit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi erdhi një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm.

Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshtit Zoologjik.

Por disa prej pedagogëve akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se aty do të ndërtohen kulla./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA