Marshet e Ditës së Jeruzalemit do të organizohen në 50 vende

Personalitete që veprojnë në fushat e politikës dhe kulturës në pika të ndryshme të botës, kërkuan nga muslimanët që të marrin pjesë në marshin e Ditës Botërore të Jerusalemit për të mbështetur popullin e shtypur palestinez.

Sipas një raporti në faqen libaneze, al-Ahd, komunitete, parti dhe grupe që veprojnë në fushën e kulturës nga më shumë se 50 vende të ndryshme, kanë njoftuar se janë të gatshëm për marshin e Ditës Botërore të Jerusalemit.

Të njëjtat parti dhe grupe kanë deklaruar se janë mposhtur komplotet aktuale për të larguar çështjen palestineze nga interesi i muslimanëve.

Ndërkohë, në një deklaratë, “Komiteti i Lartë i Marshit të Kthimit” bëri thirrje që në Ditën Botërore të Izraelit, të organizohen marshime me pjesëmarrje të madhe të popullit dhe theksoi se marshet paqësore do të vazhdojnë deri në t’i arritjen e qëllimeve të caktuara dhe se Jeruzalemi do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i Palestinës.

Ndërkohë, është raportuar se forcat e regjimit sionist kanë kaluar në pozicion alarmi në kufirin e Gazës.

Burimi : Suriye Gerçekleri/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne