‘Marshi i Madh i Kthimit’ në kufirin Izrael-Gaza: 2 palestinezë të vdekur

Zhvillimet në kuadër të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ të qindra palestinezëve në kufirin Izrael-Gaza, po vazhdojnë në javen e tyre të katërt.

‘Marshi i Madh i Kthimit’ i cili ishte planifikuar të zgjas 6 javë në kufirin Izrael-Gaza në kuadër të 42 vjetorit t ë ‘Ditës së Tokës’, po vazhdon në javën e katërt.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se janë vrarë dy aktivistë palestinezë të cilët morën pjesë në veprimet në kufi.

U njoftua se njëri prej tyre është Ahmed Nebil Abu Akl, 25 vjeç, i cili u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelit si dhe Ahmed Reshad el-Athamne, 24 vjeç.

U raportua se ngjarja ka ndodhur në kufirin lindor të qytetit Xhibali. Po ashtu, ushtria izraelite njoftoi se po e hetonte incidentin.

Në disa rajone, palestinezët hodhën gurë ndaj izraelitëve.

Ushtarët izraelit kanë lënë shënime në Gaza duke paralajmëruar që të qëndrohet larg nga barrierat e sigurisë në kufi dhe të mos futen në konflikte.

NGA 30 MARSI E DERI SOT KANË HUMBUR JETËN 36 PALESTINEZË

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë është rritur në 36 me zhvillimet e fundit. Më shumë se 3,500 palestinezë u plagosën në protestat e deritanishme.

Planifikohet që ‘Marshi i Kthimit të Madh’ të zgjas deri më 15 maj, të quajtur nga palestinezët si Nakba (Fatkeqësi).

Palestinezët po ndërmarrin veprime në kufirin izraelit të Rripit të Gazës që nga 30 marsi në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërsa, ushtarët izraelit po hapin zjarrë ndaj popullit civil të cilët po kërkojnë ‘kthimin në tokat e tyre dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të vendosur në Gaza që nga viti 2006’.

Izraeli i cili po e akuzon Hamasin se po i përdor këto veprime si një mbulesë, tha se ‘rregullat e angazhimit janë të nevojshme dhe se kjo praktikë nuk do të ndryshojë’.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne