Bota

Marshim madhështor në mbështetje të fuqisë së shtetit në të gjithë Iranin Islamik

Këshilli koordinues i propagandës islamike, pas shumë e shumë kërkesave ka deklaruar se pas faljes së namazit të së premtes, sot në të gjithë Iranin dhe në veçanti në Teheran do të organizohet një marshim madhështor në mbështetje të fuqisë së shtetit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit përballë Amerikës kriminale.

Ditën e enjte këshilli në fjalë me anë të një deklarate njoftoi se marshi madhështor do të organizohet për të shprehur mbështetjen e popullit ndaj veprimit të guximshëm dhe trimëror të gardës revolucionare në eliminimin e mitit bosh të pathyeshmërisë së Amerikës dhe për të treguar fuqinë e shtetit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit për armiqve të përbetuar, si dhe për të shprehur mbështetjen për punën e forcave të armatosura dhe sidomos të gardës revolucionare. Shtabi organizativ i namazit të së premtes në Teheran më herët ka nxjerrë një deklaratë ku njoftoi se në prag të përvjetorit të fitores së rezolucionit islamik, namazi i së premtes do të drejtohet nga Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në praninë jashtëzakonisht të madhe të besimtarëve në kompleksin kulturor dhe fetar Imam Khomeini(ra) në Teheran, ku populli iranian edhe një herë do të tregojë madhështinë e Iranit me solidaritet dhe besnikëri./PT

OPINIONE