Martesa e ligë: Trumpi dhe ungjillorët

Transmetuesit televizivë ungjillorë në Amerikë janë karta bazë e Trumpit për të qenë i lirë dhe i ruajtur nga burgu.

Nuk është diçka e fshehtë që shumë media amerikane e përçmojnë presidentin Donald Trump. Ajo që nënkuptohet më pak është se si neveria e tyre duket si tifo përreth popullaritetit të fortë të udhëheqësit amerikan. Përgjigjja qëndron pjesërisht tek transmetuesit e krishterë, të cilët kanë pasur një rënie gjatë dekadave të fundit, përkundër shkëlqimit që patën dikur në vitet 80.

Televizioni i krishterë, dikur qendra e predikuesve të njohur, e këngëtarëve të dështuar të muzikës vendase (country) dhe e shëruesve fetarë të vetëshpallur, ishte shmangur prej kohësh nga ligjvënësit e Capitol Hillit. Në fund të shekullit të 20-të, rrjetet amerikane të transmetimit që u përkisnin të ashtuquajturve vlera të krishtera, synonin absurditete që përfshinin kërkesa të pafundme për mbledhje parash dhe mbanin evente që arrinin deri në kufjtë e magjisë, por që nuk thoshin asgjë në lidhje me skandalet e ndryshme, përvetësimet efondeve dhe abuzimet seksuale.

Megjithatë që nga koha e ngritjes me vështirësi e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, politika ndikuese e rrjeteve transmetuese që mbështeten në interpretimet e Biblës së krishterë për të ndikuar me qasjen e tyre editoriale tek lajmet, i ka transformuar valët e tyre mediatike amerikane.

Që nga momenti i rënies, rrjetet me tematika të krishtera tani kanë fituar pikë dhe ngritje tek audienca e rregullt amerikane. Ato janë përballur madje edhe me perplasje me rrjetet e mëdha ABC, CBS,NBC dhe Fox News, duke i dhënë shpesh edhe peshë shtesë konflikteve dhe politikave të ndryshueshme që burojnë nga Shtëpia e Bardhë e Trumpit.

Rrjetet e krishtera, përfshirë Rrjetin Transmetues të Trinitetit (TBN) – transmetuesi më i madh fetar botëror – dhe Rrjetin Transmetues Kristian të Pat Robertsonit (CBN), të cilët e dallojnë mirë se nga fryn era në Uashington, janë marrë pothuajse cdo natë me një fluks programesh politike, ku pothuajse 100 për qind e të cilave kanë qenë pa dallim pro-Trumpit.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore të Trumpit, CBN ka ofruar vazhdimisht një mbulim simpatizues dhe si shpërblim tani ka pasur një qasje dhe akses të vazhdueshëm tek presidenti. Sipas një raporti ekzaminues politik, Trump ka dhënë 11 intervista personale vetëm për CBN-in dhe në vitin 2017 ai dha intervista për CBN-in më shumë se në CNN, ABC dhe CBS.

Të emëruarit e kabinetit Trump, anëtarët e stafit dhe besnikët e ndryshëm shfaqen rregullisht në rrjetin televiziv fetar CBN. Është një martesë komode që të dyja palët e shohin të qëndrueshme, të paktën për momentin.

Rrjetet fetare, për të rritur legjitimitetin e mesazhit të tyre po tregojnë një qasje pothuajse të pashembullt tek stafi dhe udhëheqësi botëror, që shpesh është përfshirë në fanatizëm, urrejtje dhe frikë. Edhe pse askush nuk do ta quante Trumpin të devotshëm, ai ka qenë në gjendje të arrijë një akord të mirë me një pikëpamje fetare amerikane, e cila është arritur me ndihmën edhe të producentëve televizivë.

Edhe pse CBN kishte kohë që i përkiste korpsit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë dhe madje kishte siguruar një vend në zyrën e informimit të Shtëpisë së Bardhë, ngritja e tij e menjëhershme gjatë presidencës Trump nuk ka shkuar pa u vënë re.

Sekretari i parë i shtypit i Trumpit, Sean Spicer, u ofroi gazetarëve të CBN-it mundësinë për ti bërë pyetje të drejpërdrejta presidentit amerikan tri herë në dy javët e para të mandatit të tij, ndërsa në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Trump zgjodhi një gazetar të CBN-it për të bërë pyetjen e parë.

“Administrata Trump i ka dhënë mundësinë CBN-it që të njihet në shumë vende, gjë që një organizatë e krishterë normale e lajmeve nuk do të mundej ta bënte”, tha nënpresidenti i CBN-it Rob Allman në një email për Politico.

Për amerikanët që ndjekin rregullisht televizionet fetarë, veçanërisht ungjillorët e bardhë që votuan me shumicë për Trumpin dhe që vazhdojnë të votojnë në mënyrë të favorshme për performancën e tij, mesazhi është thjesht një sukses.

CBN dhe TBN e lustrojnë rregullisht imazhin e Trumpit. Ata i fshehin sjelljet e tij jo të hijshme, përfshirë akuzat për skandale seksualë, marrëveshjet e dyshimta të pasurive të patundshme dhe nepotizmin e tij, ndërsa në sondazhe presidenti vazhdon të mbështetet për të justifikuar mesazhin e tij gjithnjë e më nacionalist.

“Që nga koha e procesit gjyqësor të Scopesit, ungjillorët gjithmonë kanë qenë të ndjeshëm ndaj asaj se mund të shihen si shtresë e ulët,” tha Mark Ward, redaktor i Kishës Elektronike të Epokës Dixhitale.

“Ju mund të fitoni shumë kredibilitet tek ungjillorët nëse i bëni ata të ndjehen sikur janë të rëndësishëm. Nëse dilni në emisionet e tyre televizive dhe dërgoni administratën tuaj që të shfaqet në emisionet e tyre televizive”, vuri në dukje Ward./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne