Masakër në Kroaci/ Ekzekutohen 6 persona, autori vetëvritet pasi rrethohet nga policia

7 të vdekur në Kroaci. Ky është bilanci i një masakre të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kajzerica, lagje në Zagreb. Një burrë ka vrarë brenda në banesë gjashtë persona dhe pasi është rrethuar nga policia ka vrarë edhe veten.

Sipas mediave vendase, fqinjët thonë se kanë dëgjuar fillimisht të bërtitura dhe rreth orës 21:30 kanë dëgjuar të shtënën e parë.

Viktimat janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë 10 vjeçar. Një foshnje shtatëmuajshe raportohet se i ka shpëtuar plumbave.

Ndonëse nuk ka dalë ende me një version për ngjarjen, policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie sepse një prej viktimave është ish-bashkëshortja e autorit.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasic deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur mbërritën në banesë gjetën trupat e pajetë të gjashtë personave. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi e ka parë që është rrethuar ka qëlluar mbi veten.

/Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne