Masakra e re barbare e ISIS, hedh 100 civilë mes ujqërve dhe mishngrënësve të shkretëtirës

Dhjetëra civilë janë masakruar nga ujqërit e egër dhe mishngrënësit e shkretëtirës, duke ikur nga një qendër e ISIS-it në Irak.

Të paktën 100 civilë u vranë ndërsa u përpoqën të shpëtonin nga një kështjellë e ISIS-it në Anbar, në Irakun perëndimor.

Disa u masakruan nga militantët monstruozë ndërsa shkonin drejt kufijve sirianë.

Të tjerët u vranë kur u sulmuan nga ujqërit e egër dhe mishngrënësit e shkretëtirës.

Komandanti ushtarak iraken Qatari al-Obaidi konfirmoi vdekjet tronditëse, raportoi Iraq News.

Ai tha se barinjtë lokalë dëshmuan se militantët e ISIS-it ishin parë teksa ekzekutonin civilë dhe agjentë të sigurisë në rajon.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë vënë në mënyrë të përsëritur nën shënjestër qytete të mbajtura nga ISIS me sulme ajrore, si Annah, Kaim dhe Rawa.

Mendohet se mijëra civilë po mbahen robër në ato vende.

Forcat irakiene janë duke u përgatitur për të shuar kultin e vdekjes në Anbar pas rimarrjes së Mosulit – bazës kryesore të grupit ekstremist.

Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë zbuluan se hotelet, restorantet dhe ngjarjet e profilit të lartë në të gjithë Evropën janë në një rrezik në rritje të sulmeve të frymëzuara nga ISIS. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress