Masakra e Srebrenicës: Gjykata i lë Holandës një pjesë të fajësisë

Një gjykatë e lartë holandeze ka njohur përgjegjësinë e pjesshme të Holandës për vdekjen e 350 personave në masakrën e Srebenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Në vendimin e dhënë, Gjykata argumentoi se Holanda kishte 10 % përgjegjësi, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë që ushtarët e saj mund të kishin parandaluar vrasjet. “Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Më herët, një gjykatë e apelit e kishte caktuar përgjegjësinë në 30 %, por vendimi i Gjykatës Supreme uli në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995, ndërsa ushtarët holandeze po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë çoi në dorëheqjen e gjithë kabinetit qeveritar të vendit./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne