Masakra në Elbasan/ Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila tronditi Elbasanin mbrëmjen e djeshme, ku tre persona u ekzekutuan me armë zjarri.

I ftuar në studion e Report TV, gazetari Hoxha tha se kanë kaluar mbi 18 orë dhe ende nuk kemi asnjë profil apo asnjë lloj prove se kush mund të jenë autorët e kësaj masakre.
Sipas gazetarit Hoxha, kemi të bëjmë me rikthim terrori, pasi kjo është ngjarja e dytë më e rëndë në Elbasan, pas asaj të shkurtit në vitin 2016.

“Autorët kanë ndjekur me saktësi lëvizjen e viktimave.

Kanë zgjedhur pozicionin më të mirë për të goditur. Së pari kanë zgjedhur errësirën që vështirëson fiksimin e provave në vendin e ngjarjes. Së dyti, Elbasani ka postblloqe fikse në 24 orë.

Por ka postobllok në hyrje, sapo kalon Bradasheshin dhe tjetri në dalje, në drejtim të Librazhdit. Autorët kanë zgjedhur zonën jashtë perimetrit të policisë dhe largimi i tyre dyshohet se është bërë drejt Peqinit.”-deklaroi Artan Hoxha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne