Masat e reja për futjen e shtetasve të 6 vendeve muslimane në Amerikë

Qeveria amerikane ka vendosur masa të reja për dhënien e vizave për shtetasit e 6 vendeve që janë ndaluar të futen në territorin amerikan.

Qeveria e Donald Trump, ditën e mërkurë deklaroi se shtetasit e këtyre vende mund të futen në Amerikë vetëm në rast se kanë lidhje të forta tregtare dhe familjare. Sipas masave të reja për lëshimin e vizave, përgjegjësinë e së cilës e kanë ambasadat dhe konsullatat amerikane, shtetasit e këtyre vendeve duhet të paraqesin fakte dhe dëshmi të qarta për lidhjet e tyre familje me prindërit ose fëmijët që kanë mbushur moshën e pjekurisë. Të afërmit e tjerë nuk mund të marrin viza sipas masave të reja të lëshuara nga qeveria Trump kundër shtetasve të 6 vendeve të ndaluara për tu futur në territorin amerikan.

Qeveria amerikane ka vendosur masa të reja për dhënien e vizave për shtetasit e 6 vendeve që janë ndaluar të futen në territorin amerikan.

Qeveria e Donald Trump, ditën e mërkurë deklaroi se shtetasit e këtyre vende mund të futen në Amerikë vetëm në rast se kanë lidhje të forta tregtare dhe familjare. Sipas masave të reja për lëshimin e vizave, përgjegjësinë e së cilës e kanë ambasadat dhe konsullatat amerikane, shtetasit e këtyre vendeve duhet të paraqesin fakte dhe dëshmi të qarta për lidhjet e tyre familje me prindërit ose fëmijët që kanë mbushur moshën e pjekurisë. Të afërmit e tjerë nuk mund të marrin viza sipas masave të reja të lëshuara nga qeveria Trump kundër shtetasve të 6 vendeve të ndaluara për tu futur në territorin amerikan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne