Materialet kompromentuese për Ilir Metën në aferën e tmerrshme ÇEZ-DIA

Shkruan: Romeo Kara

Në piken 20 te intervistës  Vojsava Ismailaj është shprehur se vendimi final i Tribunalit të Vienës ka ardhur se Kastrioti e kishte të pamundur për të paguar avokatët, dhe se duke qenë në arrest, ai nuk kishte asnjë mundësi komunikimi me avokatët.

Kjo është krejtësisht e pavërtetë, dhe ne e kemi sqaruar me detaje dhe argumenta para arbitrazhit në Vienë këtë pretendim infantil të Kastriotit dhe Vojsavës.

Ne nuk mbajmë përgjegjësi për paaftësinë paguese të Kastriotit, në një çështje arbitrazhi të cilën e ka iniciuar ai vetë.

Po kështu, sipas informacioneve që kam unë, Kastrioti ka pasë lidhë marrëdhënie me avokatin e tij, me garanci të mjaftueshme, që ai të punonte duke marrë me pas pagesën e tij.

Në qershor të vitit 2015 ne dorëzuam një parashtrim shumë të fortë dhe të argumentuar në arbitrazhin e Vienës, duke marrë tërësisht iniciativën e procesit në duart tona.

Në argumentuam se Ismailaj, duhet të hynte si palë e tretë ne proces, pasi nuk mund të perfaqësonte më DIA-n, pasi ishte absurde që ai të përfaqësonte DIA-n në Vienë, dhe njekohësisht e kishte heshur DIA-n në gjyq në BVI (British Virgine Islands).

Po kështu ne kërkuam që ai të paguante security on cost, për pjesmarrjen e tij në proces.

Ne argumentuam se Ismailaj ishte një përsëritës në mashtrimet e tij.

Ne faktuam se të dyja kontratat DIA-CEZ, ishin lidhur në kushtet e mashtrimit.

Përveç këtyre ne zbuluam një mashtrim tepër sinjifikativ që ai kishte bërë me librin e protokollit të kompanisë DIA.

Ne hartuam një platformë totalisht fituese në Vienë, ku nuk kishte asnjë ndikim qeveritar, por vetëm një përballje e pastër, profesionale dhe e ndershme në fushen ligjore të betejës.

Duke u gjetur i pashpresë përballë platformës sonë fituese, Ismailaj dhe avokati i tij, vendosën që të braktisin fushën e betejës.

Vetë avokati i Ismailajt ka referuar në arbitrazh se Ismailaj ishte shumë larg, në burgun e Fierit, dhe në pamundësi komunikimi, ndërkohë që në të njëjtin parashtrim, fliste për takimet e Ismailajt me Vojsavën në burg.

Ne u interesuam pranë drejtorisë së burgjeve në Tiranë, dhe ata na komunikuan se të gjithë të burgosurit e Tiranës, ishin shpërndarë përkohësisht, pasi burgu i Tiranës ishte nën rikonstruksion.

Burgu i Fierit, sipas tyre nuk ishte më tepër se një ore e gjysëm larg nga Tirana, dhe kishte kushtet më optimale nga të gjitha burgjet e tjera.

Asnjë komunikim nuk i është ndërprerë Ismailajt në burg. Sipas ligjit ai ka pasur dhe ka të drejtë të takojë pa kufizim avokatët e tij dhe një herë në javë familjarët e tij.

Po të bëhen verifikimet përkatëse, do të vertetohet se ai ka qenë mjaft i frekuentuar në burg. Nëse ai ka menduar se do të impononte daljen e tij nga burgu, apo sabotimin e procesit të arbitrazhit, të cilin e inicioi vetë, atëherë ky ka qenë gabim i madh në përllogaritjen e tij, ku ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi.

Ismailaj mburrej se ai i perkiste rracës së fuqishme që burg bënin, jetën e jipnin, por paratë nuk i nxirrnin. Përse i referohej burgut ai, ndërkohë që pretendonte se ishte i ligjshëm në bizneset e tij, atëherë vetem ai e dinte, por e mesuam edhe ne më pas.

Po jap një fakt të pamohueshëm dhe 100% argumentues, se Ismailaj dhe gruaja e tij gënjejnë kur thonë se nuk kishin asnjë mundësi komunikimi.

Në 30 qershor 2015, mbi një muaj pas arrestimit të Ismailaj, ne dorëzuam një parashtrim në Vienë, ku theksonim edhe natyrën korruptive të lidhjes se kontratave DIA-CEZ si dhe ku përmendet përfshirja në këtë korrupsion të një ish kryeministri të akuzuar për afera korruptive.

Ky material  zotërohej vetëm nga ne, Tribunali i Vienës, dhe avokati i Ismailaj Wulf Hauser. Ky material iu servir medias shqipatare pikërisht nga Ismailaj, i cili e mori këtë material, nga avokati i tij në Vjenë. Si mund të pretendojë Ismailaj se nuk kishte komunikime, kur ai ka marrë një material nga avokati i tij në Vienë? Ismailaj ka krijuar kaq shumë deflacion mashtrimesh, sa ato tashmë i kanë dalë fare nga kontrolli. Këtë material Ismailaj gjithashtu ia ofroi kundërshtarëve të Ilir Metës, të cilët filluan fushatën verore kundër tij më 2015.

Vojsava Ismailaj pretendon se llogaritë bankare të bllokuara nuk kanë asnjë lidhje me çështjen DIA-CEZ? Në një farë mënyre ajo pranon se çështja DIA-CEZ ishte e ndyrë dhe patjetër që edhe paratë do ti ndynte, por çfarë është më e rëndësishme ajo nuk thotë që ato ishin para të pastra, por që ato para nuk kishin të bënin me atë çështje. Çfarë rëndesie ka se me cilën çështje kanë të bejnë paratë, ndërkohë që ato janë produkt i një vepre tjetër penale, dhe cifti Ismailaj nuk arriti të paraqesë as edhe një copë letër për të justifikuar miliona euro në llogaritë e tyre. Për Ismailaj ishte e mjaftueshme se paratë e tij kishin ardhur me banke dhe jo me trasta, por ai harron se lavatriçet më të mëdha të pastrimit të parave jane bankat dhe jo trastat. Në përgjithësi shteti yne ka dështuar në operacionet e pastrimit të parave, pasi ato fillimisht janë bllokuar dhe për mungesë dokumentacioni, janë liruar prapë, ndërsa në rastin Ismailaj, ka qenë vetë Ismailaj që nuk i ka dhënë drejtim parave të veta. Ai dinte vetëm që paratë i ka sjellë me bankë, por se si qysh e tek atë nuk e dinte. Domosdo që edhe Vojsava nuk ka se si ta dijë apo ta thotë të vërtetën rreth këtyre parave.

Vojsava Ismailaj shprehet se Rebecca ka qenë bashkëpunëtore e tij në të gjitha bizneset si dhe në biznesin e DIA-s dhe ajo ka dyshime të forta se ka një marrëveshje të errët midis shtetit shqiptar dhe saj. Sipas saj Rebecca nuk kishte asnjë arsye pse të bënte një marrëveshje, po të mos i jetë premtuar diçka në këmbim, përndryshe ajo duhej të ishte e arrestuar si Kastrioti. Ajo shton se Rebecca është takuar në vitin 2014 me Majlind Lazimin, Arjan Laçin dhe Ilir Metën. Po kështu ajo pretendon se Arjan Laçi e ka shoqëruar Rebeccen tek ministri Gjiknuri dhe ndoshta tek Prokurori i Pergjithshëm.

Deklaroj se të gjitha këto thënie të Vojsavës janë dokrra. Kam komunikuar me Rebeccen, dhe ajo në vitin 2014 nuk ka takuar në mënyrë absolute asnjë nga këta persona, perveçse ka takuar zyrtarisht ministrin Gjiknuri, pas një kërkese që ajo i kishte bëre për takim.

Rebecca që në vitin 2013 i ka dërguar dy e-maile stafit të DIA-s ku ajo si Drejtoreshë e vetme e DIA-s në BVI i ka kërkuar atyre që të denoncojnë pranë saj çdo rast abuzimi që po ndodhte tek DIA. Ajo kishte informacione se Ismailaj po bënte abuzime në kompani.

Ismailaj në kundërshtim me ligjin kishte iniciuar nje proces arbitrazhi në Vienë në emër të DIA_Dega Shqipëri, ndërkohe që ligjërisht dega nuk kishte personalitet juridik për një akt të tillë, edhe pse tribunali i Vienes e pranoi padinë në kundërshtim me ligjin.

Rebecca kurrë nuk ka marre pjesë në marrëzinë Ismailaj, sidomos në atë të arbitrazhit. Ajo ka qenë e painformuar per c’ka Ismailaj po bënte në Tiranë. Kur ajo është informuar se cili ishte realiteti i kësaj kontrate, ajo duke ushtruar pergjegjësitë e veta ligjore, shkarkoi Ismailajn si administrator në DIA-Dega Shqipëri, dhe bëri një kontratë me OSHEE, ku palët hiqnin dorë nga pretendimet karshi njëra-tjetrës dhe t’i drejtoheshin arbitrazhit per mbylljen e procesit.

Rebecca i ka derguar edhe disa e-maile familjes Ismailaj me termin “Grand Ismailaj”, ku ajo kerkon nderhyrjen e familjes se Kastrioti qe ai ti ktheje disa milione dollare qe ia kishte vjedhur asaj prej shtate vitesh dhe qe po i hante dhe po i ha Vosjava, lart e poshte neper Europe dhe tani qe banon ne nje nga zonat me te shtrenjta ne Viene.

Rebecca eshte bere Drejtoreshe e vetme e DIA-s ne BVI ne fillim te vitit 2012, pikerisht kur ndaj Ismailajt ishin hapur hetimet ne lidhje me DIA-n pas denoncimit qe i bene disa drejtues te DIA-s se bashku me nje numer te madh punonjesish.

Nga dokumentacioni rezulton se Ismailaj frikacak, i shiti me urgjence aksionet e tij tek Jonathan Eldridge, me te cilin ka pasur disa shkembime transaksionesh, pa punuar ne vitin 2011. I ka shitur aksionet me trust apo jo, une ate nuk e di, por ligjerisht aksioneri i vetem i DIA-s eshte Jonathan Eldridge. Kastrioti edhe sot ka nje gjyq me Jonathan Eldridge dhe me vete kompanine DIA ne BVI.

Ligjerisht Kastrioti ne kete moment nuk ka asnje lidhje me DIA-n. Kete gje e ka konstatuar edhe arbitrazhi i Vienes, i cili per rreth nje vit, shqyrtoi ankesat e Ismailajt dhe me ne fund arriti ne konkluzionin se: marreveshja DIA-OSHEE e 3 dhjetorit 2014 ku palet hiqnin dore nga pretendimet, ishte plotesisht e vlefshme. Dua te theksoj se tribunali i Vienes ishte me dashamires ndaj Kastriotit se ndaj nesh. Viena ishte si te thuash nje territor i kontrolluar nga Ismailaj.

Rebecca Gaskin, u tregua e zgjuar se e ndau rriskun e DIA-s nga ai i Ismailajt. Ajo veproi me pergjegjesi te plote, perndryshe ne si OSHEE do te dilnim te fituar ne Viene, por pasojat do ti paguante DIA me aksionerin e saj Jonathan Eldridge. Ata do te pergjigjeshin ndaj nesh me te gjithe pasurine e tyre.

Rebecca Gaskin, duke e njohur Ismailajn, u shpreh se ndjente keqardhje, qe shteti shqiptar ishte vendosur ne nje situate te tille nga ky person, por nuk ishte vullneti i DIA-s qe te abuzonte me parate e popullit shqiptar.

Rebecca Gaskin, nuk ka marre asnje qindarke apo premtim per shperblim nga shteti shqiptar ne lidhje me kontraten e 3 Dhjetorit 2014. Nuk eshte faji i saj apo i tjeter kujt se Ismailaj ka bindje se, nuk ka drejtesi pa interes. Eshte mjaft e veshtire apo e pamundur per t’ia shpjeguar apo per t’a bindur Ismailajn ne lidhje me kete koncept.

Rebecca Gaskin eshte skandalizuar me shtrimin e 10 dhjetorit 2010 te bere nga Ismailaj dhe Hejsek, kur ata kane ofruar materiale fallco duke e prezantuar DIA-n si dege bije te kompanise DAI ne USA. Nese do te vihej ne dijeni kompania DAI per ate cfare Ismailaj kishte bere, me siguri nje shume e pa imagjinueshme do te kerkohej nga DAI ndaj Ismailajt dhe DIA-s si demshperblim, prandaj Rebecca ndau pergjegjesite e DIA-s me Ismailajn e papermbajtshem ne zullume.

Marreveshja DIA-OSHEE eshte e paster, e sinqerte dhe teresisht e mbeshtetur ne ligj. Ajo eshte pikerisht e kunderta e marreveshjeve DIA-CEZ ne 2010-11, te bere nga Ismailaj e company.

Ajo marreveshje eshte paraqitur ne menyren me te sakte dhe me te argumentuar ne arbitrazh, dhe ia doli me sukses kundervenies se eger, djallezore dhe antishqiptare te Ismailajt.

Vojsava pretendonte se Kastrioti i saj bamires, nuk kishte si qellim ti merrte parate shtetit shqiptar, por harron se ne Viene ai goditi me te gjithe arsenalin e tij te ndyre te mashtrimeve, pikerisht nje marreveshje te bere nga shteti shqiptar, ne mbrojtje te te drejtave te ligjshme te ketij populli, qe ishin neperkembur nga nje mashtrues i pashpirt si Ismailaj.

Cdo referim qe Vojsava i ben Rebecces eshte tendecioz, i xhelozuar dhe teresisht i paargumentuar.

Rebecca nuk e ka takuar Ilir Meten ne vitn 2014 si dhe personat e tjere te siperpermendur dhe as qe ka bere pazare me interest e ligjshme te kompanise DIA.

Takimet me Ilir Meten ajo i ka bere shume me perpara dhe vetem ne prani te Ismailajt, brenda dhe jashte vendit, ku asnjehere nuk ka qene Vojsava./Ekskluzivisht për Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne