Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se do të ishte katastrofike nëse tensionet me Korenë e Veriut rriten në luftë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mattis në intervistë për televizionin CBS rikujtoi provat bërthamore dhe balistike që kryen Koreja e Veriut dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. “Konflikti në Korenë e Veriut me shumë gjasa të jetë lloji më i keq i konfliktit në jetën e shumë njerëzve”, konsideron Mattis.
Ai tha se regjimi i Koresë së Veriut ka kapacitet për lançimin e raketave dhe kjo do të ishte katastrofike nëse problemi nuk mund të zgjidhet përmes rrugës diplomatike dhe të rritet në luftë.
Zyrtari i lartë amerikan paralajmëroi se Koreja e Veriut nuk kërcënon vetëm Korenë e Jugut, por edhe Japoninë, Kinën, Rusinë, por edhe SHBA-të. “Retorika dhe qëllimet e saj janë shumë të qarta. Nuk duhet pritur të kenë raketë interkontinentale me armë bërthamore të themi se kërcënimi është konfirmuar”, tha Mattis.