Maxhoranca miraton nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas paktit të 5 Qershorit. Opozita parlamentare voton kundër

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u dakordësuan në tryezën e Këshillit Politik më 5 Qershor.

Gjatë mbledhjes së sotme, relatori i projektligjit, Alket Hyseni ka lexuar nën për nen amendamentet e dakordësuara nga opozita jashtë parlamentare në bashkëpunim me Damian Gjiknurin.

Hyseni nuk është ndalur në nenet specifike, duke mos shpjeguar përmbajtjen e tyre, por të gjitha propozimet morën 3 vota kundër të anëtarëve të opozitës së re në parlament, të cilët përkrahin nismën e ndryshimeve Kushtetuese të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.

Pas këtij miratimi, nisma e Kodit Zgjedhor është gati të shkojë në seancë plenare për t’iu nënshtruar votimit final në raste se do të arrihen 84 votat e nevojshme./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne