Kultura Shqiperia

Mbahet konferenca ndërkombëtare “Dimensionet e krijimtarisë së Pushkinit”

Në datat 6-7 Qershor në Universitetin e Tiranës u mbajt konferenca ndërkombëtare shkencore “Dimensionet e krijimtarisë së Pushkinit” kushtuar 220-vjetorit të ditëlindjes së poetit të madh rus. Organizatori i saj ishte Fakulteti i Gjuheve te Huaja të Universitetit të Tiranës. Në emër të Ambasadës Ruse në Shqipëri pjesëmarrësit e konferencës përshëndeti Zëvendësambasadori Andrej Shugurov. Në fjalën e tij ai shënoi interesin e pandërprerë të shqiptarëve për krijimtarinë e Pushkinit.

Në aktivitetin në fjalë morën pjesë më shumë se 20 përfaqësues të komunitetit shkencor: filologë, përkthyes, kritikë letrarë, historianë nga Universitetet e Tiranës, Shkodrës, Korçës, si dhe disa specialistë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Universitetin Shtetëror të Moskës përfaqësoi Drejtorja e sektorit të gjuhëve baltike të Fakultetit Filologjik docente Olga Sinjova. Në kuadër të konferencës Universiteti i Tiranës organizoi fotoekspozitën e botimeve të shumta të Pushkinit në gjuhën shqipe dhe të artikujve përkatëse të publikuara në Shqipëri. Konferenca i kushtoi vëmendje të veçantë studimit të krijimtarisë dhe biografisë të Pushkinit, detajeve të përkthimeve dhe interpretimeve të veprave të tij./Embassy of Russia in Albania /fb

OPINIONE