Bota

Mbahet marshim kundër racizmit dhe terrorizmit në Hanau

Rreth 10 mijë persona marshuan në protestën kundër sulmit terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Mijëra persona që u mblodhën në sheshin “Kurt-Schumacher” në marshimin “kundër terrorizmit dhe armiqësisë ndaj islamit” ecën deri në Marktplatz në qendër të qytetit me pankarta në duar kundër terrorizmit.

Në marshimin e mbështetur nga organizata të ndryshme të shorëqisë civile, krahas të afërmëve të të vrarërëve në sulm morën pjesë qytetarë nga Hanau dhe të qyteteve të tjera të Gjermanisë, nga Turqia si dhe vende të ndryshme të Evropës.

Në tubimin që filloi në sheshin e qytetit, u lexuan pjesë të Kur’anit dhe shpjegimet e tij në gjuhën gjermane dhe u bënë lutje për pesonat që humbën jetën në sulm.

Në tubimin e zhvilluar me pjesëmarrje të gjermanëve dhe kombësive të tjera u lexuan emrat e personave që humbën jetën në sulmin terrorist racist dhe u mbajt qëndrim për nder të tyre.

Kryebashkiaku i qytetit Hanau, Claus Kaminsky në një fjalim shprehu pikëllimin e thellë për ngjarjen e përjetuar dhe dha mesazh për unitet dhe bashkim.

Një fjalim ka mbajtur edhe ambasadori turk në Berlin, Ali Kemal Aydın i cili duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrit të Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu ai dënoi sulmin terrorist racist në Hanau.

“Turqia dhe populli turk është pranë jush dhe ju mbështet me gjithë forcën dhe mundësitë e tyre. Pa dallim origjine dhe feje, jemi mbledhur sot këtu për të mallkuar këtë vrasje mizore, për të qëndruar kundër terrorizmit dhe armiqësisë ndaj islamit si dhe për të ngritur zërin së bashku me kërkesën që sulme të ngjashme të mos ndodhin më në të ardhmen. Ky sulm i ulët përbën shembullin e fundit të dhunës së shkaktuar nga racizmi dhe armiqësia ndaj islamit, i cili kohët e fundit është në rritje dhe për të cilin vazhdimisht ne kemi paralajmëruar kohët e fundit”, tha Aydın.

Duke vënë në dukje se tashmë ndodhen në vendin ku mbaron fjala, Aydın tha se Gjermania mund të kapërcejë këto sprova nëse merren masa paraprake të mjaftueshme në kohën dhe në vendin e duhur.

“Kam dy fjalë për armiqtë e njerëzimit, për nazistët racistë. Gaboheni nëse mendoni se me këto sulme do të frikësoni turqit dhe se ata do të largohen nga ky vend prej këtyre. Turqit këtu kanë ardhur me ftesë dhe ata kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndërtimin e këtij vendi të cilin e shembën nazistët përpara jush. Çfarëdo që të bëni, komuniteti turk do të vazhdojë praninë e tij në Gjermani”, tha Aydın.

Në marshim morën pjesë edhe deputeti i Partisë AK për Stambollin, Zafer Sırakaya, deputeti i partisë CHP për qytetin Zonguldak, Ünal Demirtaş, deputeti i partisë CHP për qytetin Adıyaman, Abdurrahman Tutdere dhe kryetari i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren.

Kujtojmë se terrorist racist 43-vjeçari Tobias R., sulmoi dy kafene të mërkurën në mbrëmje në qytetin perëndimor Hanau, duke vrarë 9 persona me prejardhje të huaj dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Autori i krimit, Tobias R., postoi një manifest në internet ku shpalosi në detaje pikëpamjet e tij raciste dhe planet për spastrim etnik.
Pesë persona me origjinë turke humbën jetën në sulmin racist.

Ky ishte sulmi i tretë i madh terrorist i kryer nga një terrorist racist në Gjermani brenda disa muajve./AA

OPINIONE