“Mbani maska”, ISHP apel qytetarëve: Mbroni veten dhe të tjerët!

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)  këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publike.

Në një informacion në Facebook, ISHP thotë se virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

“Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën një metër distancë dhe lani shpesh duart.

Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës”.

“Maska juaj mbron të tjerët, maska e të tjerëve ju mbron ju”.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne