Mbërrin kontingjenti i tretë i ushtarëve turq në Katar

Televizioni shtetëror i Katarit njoftoi futjen e kontingjentit të tretë të ushtarëve turq në këtë vend.

Javën e kaluar ministria e mbrojtjes e Katarit njoftoi futjen e kontingjentit të dytë në bazën Adid. Forcat turke futen në Katar në një kohë kur Arabia Saudite së bashku me disa vende të tjera arabe, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Katarin, kanë kërkuar largimin e bazës turke nga ky vend. Katari deri më 3 korrik ka afat për t’iu përgjigjur kërkesës me 13 pika të Arabisë Saudite. Sot, duke reaguar ndaj kërkesave të katër vendeve arabe kundërshtare të Katarit, ministri i Jashtëm katariot, Muhamed bin Abdurrahman al-Thani, deklaroi: “Doha është e gatshme të negociojë për disa kërkesa të logjikshme të fqinjëve të saj arabë, por disa kërkesa të tyre janë krejtësisht të palogjikshme dhe Katari nuk i pranon ato, sepse në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga sovraniteti i tij kombëtar”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne